Historia jonë
Ne jemi kompani e përpunimit të drurit që ofron një qasje inovative dhe të qëndrueshme në prodhimin e shtëpive druri të parafabrikuara, ekologjike dhe me cilësi të lartë, për tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Shtëpitë tona janë plotësisht të personalizueshme, duke ofruar modele të ndryshme moderne ose klasike. Të ndërtuara me materiale cilësore, teknologji të avancuar dhe standarde të mira të ndërtimit, çdo shtëpi vjen me 10 vjet garanci, si dëshmi e angazhimit tonë për cilësi dhe besueshmëri.
Prodhimi ynë filloi në fabrikën e parë në Radac, përgjatë rrugës kryesore Pejë–Mali i Zi. Fabrika u ndërtua në vitin 2015 dhe u zgjerua në vitin 2019, duke arritur 3,500 m² të dedikuara për proceset e prodhimit dhe përpunimit të drurit.
Në vitin 2025 u zgjeruam me një kompleks të ri ultramodern prodhimi prej 10,500 m², një nga kapacitetet më të mëdha dhe më të avancuara të ndërtimit me dru në rajon. Kompleksi i ri rrit kapacitetin, automatizimin dhe saktësinë industriale. Ai përfshin edhe një showroom prej 1,500 m², ku klientët mund të shohin nga afër sistemet tona të ndërtimit, materialet dhe modelet e përfunduara.
Me këtë zgjerim, kapaciteti ynë i prodhimit arrin 300 m² për turn, që i bie dy shtëpi familjare të plota brenda një turni të vetëm.
Sot, operacionet tona kombinojnë përvojën shumëvjeçare, teknologjinë e avancuar dhe mjeshtërinë profesionale për të ofruar shtëpi druri të qëndrueshme dhe efikase energjetikisht, të ndërtuara sipas standardeve evropiane për tregjet në rajon dhe më gjerë.
EKSELENCË NË TË CILËN MUND TË BESONI
Ne ndërtojmë shtëpi druri me një synim të qartë: të ofrojmë konstruksione të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë që tejkalojnë pritjet. Çdo element prodhohet me saktësi, duke përdorur materiale të certifikuara dhe teknologji moderne.
Zgjedhja e një shtëpie është vendim i madh. Prandaj e bëjmë procesin të thjeshtë, transparent dhe të fokusuar plotësisht tek nevojat tuaja. Qoftë një kabinë e vogël, një shtëpi familjare apo një model totalisht i personalizuar, ekipi ynë ju udhëzon nga ideja e parë deri te montimi final.
Ekspertët tanë janë gjithmonë në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve, për t’ju orientuar profesionalisht dhe për t’ju dhënë siguri në çdo hap. Faleminderit që po na konsideroni si partner për ndërtimin e shtëpisë tuaj — ne jemi këtu ta realizojmë ashtu siç e imagjinoni.












